Tuesday, 5. May 2026
Sport

Kumbulla debuton në fundjavë te Mallorca

GS 18/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla do të jetë pjesë e skuadrës së Mallorcas për sezonin 2025/26.

Kumbulla, të hënën i është nënshtruar testeve mjekësore te skuadra spanjolle, ndërsa të martën do ti bashkohet ekipit në stërvitje.

Ai te Mallorca është huazuar nga Roma, ndërsa skuadra spanjolle ka opsionin e blerjes së tij vitin e ardhshëm për tetë milionë euro.

Kumbulla është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Mallorcas, ndërsa ka thënë se me padurim pret nisjen e stërvitjeve me ekipin e ri.

25-vjeçari e njeh mirë kampionatin spanjoll, pasi sezonin e shkuar ishte i huazuar te Espanyoli, ekip për të cilin shënoi 3 gola në 35 ndeshje kampionale.

Kumbulla me fanellën e Mallorcas do të debutojë të shtunën në ndeshjen kundër Celta Vigos, e cila i takon xhiros së dytë të La Ligas.

Teilen: