Tuesday, 21. July 2026
Sport

Kumbulla do të kthehet në La Liga

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Marash Kumbulla pritet që karrierën ta vazhdojë në La Liga të Spanjës, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Romës.

Pas huazimit te Mallorca, Kumbulla është kthyer te Roma por skuadra italiane po kërkon një klub të ri për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.

Dhe, gjasat janë të mëdha që Kumbulla edhe sezonin e ardhshëm të luajë në elitën e futbollit spanjoll pasi tri skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Rayo Vallecano, Elche dhe Levante po synojnë transferimin e Kumbullës gjatë kësaj vere dhe Roma është e gatshme të pranojë ofertën për shitjen e 26-vjeçarit.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në vitin 2028 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro.

Krahas Romës dhe Mallorcas, Kumbulla gjatë karrierës ka luajtur edhe te Espanyoli, Sassuolo e Verona.

Teilen: