Tuesday, 12. May 2026
Sport

Kumbulla pranë kalimit te Parma

GS 26/07/2024 2 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla do të largohet nga skuadra e Romës këtë verë por jo edhe nga kampionati italian.

Mediumet në Itali, kanë raportuar të premten se Kumbulla pritet të transferohet te Parma, ekip që është rikthyer në Serie A për sezonin 2024/25.

Bëhet e ditur se Parma tashmë ka nisur kontaktet me Romën, ekip me të cilin Kumbulla ka kontratë deri në vitin 2027 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Kumbulla nuk bën pjesë në planet e Romës për sezonin e ri dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet te Parma pasi e njeh trajnerin Fabio Pecchia, me të cilin në të shkuarën ka punuar te Verona.

Kumbulla në gjashtë muajt e sezonit të fundit ishte huazuar te Sassuolo, ndërsa në total në kampionatin e Italisë ka regjistruar 77 paraqitje dhe ka shënuar2 gola.

Kumbulla ishte ftuar nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho në “Euro 2024” por 24-vjeçari nuk u aktivizua në asnjërën prej tri ndeshjeve të fazës së grupeve.

Shqipëria përfundoi e fundit në Grupin B, në të cilin tuboi vetëm një pikë. Barazoi 2:2 me Kroacinë, ndërsa u mposht 2:1 nga Italia dhe 1:0 nga Spanja.

Teilen: