Thursday, 18. June 2026
Futboll

Kupa e Botës: Anglia dhe Kroacia dhurojnë spektakël, katër gola të shënuar (video)

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Në Texas po luhet ndeshja e parë e grupit L, mes Anglisë dhe Kroacisë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 2-2.

“Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel e nisën vrullshëm takimin. Në minutën e 9-të, Luka Modric bën një gabim fatal dhe godet Noni Madueke brenda në zonë.

Arbitri kryesor i takimit, Clement Turpin, nuk ka dyshime dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, pret Dominik Livakovic.

Por penalltia ripërsëritet, pasi portieri kroat kishte dalë totalisht nga vija fundore. Godet sërish Kane dhe këtë herë topi përfundon në rrjetë.

Në minutën e 36-të erdhi goli i barazimit për kroatët. Pas një aksioni të shpejtë dhe një super asistit të Petar Susic, ishte Martin Baturina i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje spektakolare nga kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 42-të, Anglia gjeti sërish avantazhin. Declan Rice kroson nga goditja e këndit, Harry Kane kërcen mbi kundërshtarët dhe shënon me kokë.

Goli i barazimit 2-2 erdhi në minutat shtesë. Një super pasim në zonë i Mario Pasalic, asiston Ivan Perisic dhe Petar Musa mposht Jordan Pickford.

SHIKOGOLAT

Teilen: