Sunday, 25. January 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Camille Rast “perfekte” në Kranjska Gora, triumfon edhe në slalom

GS 04/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas suksesit ditën e djeshme në slalomin gjigant, zvicerania Camille Rast shkëlqen edhe ditën e sotme në pistën Kranjska Gora të Sllovenisë, duke fituar garën slalom.

Një paraqitje perfekte e skiatores nga Zvicra, që fiton medaljen e dytë të artë në këtë fundjavë. Në vendin e dytë është renditur Mikaela Shiffrin, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Wendy Holdener.

Kujtojmë që skiatorja shqiptare Lara Colturi nuk arriti që të kualifikohet për në lëshimin e dytë, pasi gaboi dhe u rrëzua në lëshimin e parë.

Kupa e Botës në Ski për femra është një ekskluzivitet i Radio televizionit Shqiptar.

Teilen: