Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi, e 3-ta në zbritjen e parë në Kranjska Gora
Lara Colturi ka nisur në mënyrë të shkëlqyer vitin 2026, pasi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në slalomin gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë, ndalesa e radhës e Kupës së Botës në Ski për femra.
Skiatorja shqiptare ka zënë vendin e tretë në lëshimin e parë në Slloveni, duke lënë pas emra të njohur si Shiffrin apo Scheib.
Ndonëse slalomi gjigant nuk është disiplina e saj e preferuar, 19-vjeçarja ka treguar se është në formë shumë të mirë dhe shanset për të arritur një rezultat pozitiv në këtë etapë të Kupës së Botës janë të mëdha.
Zbritja (lëshimi) i dytë do të nisë në orën 13:00 dhe garën e Lara Colturit mund ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Teilen: