Wednesday, 21. January 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi, e dyta në zbritjen e parë në Semmering

GS 28/12/2025 1 Min. Lesezeit

Lara Colturi bën një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në Semmering dhe zë vendin e dytë në renditje.

Slalomi është disiplina e saj e preferuar dhe 19-vjeçarja ka bërë një garë perfekte në lëshimin e parë në Semmering të Austrisë. Shanset për të mbyllur vitin 2025 me një vend në podium janë të mëdha, por duhet pritur edhe zbritja e dytë që të mund të festojmë.

 Zbritjen e dytë të slalomit të sotëm në Austri mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH 1 në orën 17:45.

Teilen: