Monday, 11. May 2026
Sport

Kupa e Italisë/ Marco Guida do të jetë arbitri i finales Lazio-Inter

GS 11/05/2026 1 Min. Lesezeit

Marco Guida do të gjykojë ndeshjen Lazio-Inter, e cila do të luhet më 13 maj. Takimi i vlefshëm për finalen e Kupës së Italisë do të jetë i fundit për këtë sezon për arbitrin nga Torre Annunziata, i cili befasoi me vendimin që mori kur vendosi të mos arbitronte më ndeshjet e Napoli-t.  

Guida do të ndihmohet prej Alassio dhe Baçini ndërsa arbitër i arbitër i katërt i këtij dueli do të jetë Zufferli. Mazzoleni pritet të jetë në VAR së bashku me Di Paolo.

Guida ishte një nga gjyqtarët më të mirë të këtij sezoni, duke gjykuar  gjashtëmbëdhjetë ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë. Ai ka arbitruar këtë sezon edhe 6 ndeshje të Champions League.

Teilen: