Saturday, 25. April 2026
Sport

Kupa e Shqipërisë, Korabi dhe Laçi kualifikohen në turin e dytë

GS 14/10/2025 1 Min. Lesezeit

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Laçi dhe Korabi janë kualifikuar për në raundin tjetër të turneut.

Kurbinasit kanë mposhtur me rezultatin 3-0 Këlcyrën në sfidën e luajtur në fushën sportive të Vorës, ndërsa Korabi ka mundur me rezultatin 4-1 Veleçikun.

Nesër në orën 13:30 do të luhen edhe ndeshjet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në fushë do të zbresin të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, por edhe Flamurtari dhe Vora, dy skuadra që militojnë në elitën e futbollit shqiptar.

Teilen: