• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kur Blerim Vuniqi solli fitoren e Trepçës dhe gjunjëzoi gjyqtarët e Nishit e të Beogradit

24/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Blerim Vuniqi, prej ish basketbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova, shkëlqeu në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Një ndeshje që edhe sot mbahet mend nga dashamirët e basketbollit të Kosovës, padyshim është më 4 nëntor të vitit 1984 mes Trepçës së Mitrovicës dhe Agrokumanovës, në kuadër të Ligës së Parë B Federative të ish Jugosllavisë.

Vuniqi nuk u aktivizua fare në pjesën e parë por me hyrjen e tij në pjesën e dytë e shembi Agrokumanovën.

Image

Pamje nga një ndeshje 

20 minuta e pjesës së dytë, i mjaftuan “snajperistit” Blerim Vuniqit, që me stilin e tij t’i realizoi 17 pikë shkatërruese për rivalin.

Ai ishte i pandalshëm, lere që i dha leksion rivali por ka mposhtur edhe gjyqtarët si Vidanoviqin nga Nishi e Obradoviqin nga Beogradi.     

“Referët Vidanoviqi i Nishit dhe Obradoviqi i Beogradit, duke e udhëhequr me gabime lojën, ndikuan që atmosfera në sallë, disa herë të elektrizohet”, ka shkruar sportit i “Rilindjes”.

Lojtar i ndeshjes pa dyshim ishte Vuniqi.

“Merita më të mëdha për këtë ka Blerim Vuniqi, i cili nuk dimë pse nuk luajti në pjesën e parë.

Me të hyrë në lojë ai jo vetëm që ishte preciz, por shtoi moralin edhe tek bashkëlojtarët e tjerë, të cilët sikur u zgjuan nga gjumi dhe filluan ta bombardojnë koshin mysafirë.

Rezultati në këtë mënyrë shumë shpejt u ndryshua e pastaj kosh pas koshi ua rriti fitorja bindëse prej 10 pikësh epërsi e cila dukshëm ngjalli shpresat në luftë për ekzistencë”, ka shkruar gazetari I. Begu në atëkohë.

Trepça – Agrokumanova 88:78 (34:37)

Palestra e sportit “Minatori” Mitrovicë.
Shikues: 800.
Gjyqtarë: Vidanoviqi (Nishi) dhe Obradoviqi (Beograd).
Pesë gabime personale: Zekolli e Vuniqi.
Trepça: Perani 10, Radulloviq 4, Beqiragiq 4, Millosheviqi 1, Karabegu 10, Blerim Vuniqi 17, Milladinoviqi 26, Hajrizi, Zekolli 12, Bozhoviqi 2, Radibratoviqi dhe Musoviqi 2.
Agrokumanova: Dejanoviqi 2, Todoroviqi 22, Trendevski, Sl. Todoroviq, K. Todoroviqi, Jelloviqi 10, Radenkov, Jovanovski, Tomanoviqi 15, Mlladenov 4, Prosenik 11 dhe Pejatovii 5. 
 

Next Post

Arrihet marrëveshja mes palëve, Nico Gonzalez transferohet te Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.