Tuesday, 30. June 2026
Sport

Kur penalltitë janë të dhimbshme, ata që kanë humbur nga pika e bardhë si lojtar dhe si trajner

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

BBC ka publikuar një listë me emrat e atyre që kanë humbur me penallti në Botërorë, fillimisht si futbollistë dhe pastaj si trajnerë. Duke nisur pikërisht nga Ronald Koeman, trajneri që sapo është eliminuar me Holandën e tij.

Ja kush janë të tjerët:

Fernando Hierro: si lojtar me Spanjën, ndaj Anglisë (Euro 1996), ndaj Koresë së Jugut (Botërori 2002). Si trajner i Spanjës, ndaj Rusisë (Botërori 2018). José Antonio Camacho: si lojtar me Spanjën, ndaj Belgjikës (Botërori 1986). Si trajner i Spanjës, ndaj Koresë së Jugut (Botërori 2002). Luis Enrique: si lojtar me Spanjën, ndaj Koresë së Jugut (Botërori 2002). Si trajner i Spanjës, ndaj Italisë (Euro 2020), ndaj Marokut (Botërori 2022).

Roberto Donadoni: si lojtar me Italinë, ndaj Argjentinës (Botërori 1990). Si trajner i Italisë, kundër Spanjës (Euro 2008). Gareth Southgate: si lojtar me Anglinë, ndaj Gjermanisë (Euro 1996), ndaj Argjentinës (Botërori 1998). Si trajner i Anglisë, ndaj Italisë (Euro 2020).

Teilen: