Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen zyrtare të ngjarjes “3×3 Prishtina”. Për katër ditë radhazi, sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë arenë e ndeshjeve ndërkombëtare në 3×3 për burra dhe gra.
Në fjalën e tij, ai tha se organizimi i këtyre garave po dëshmon që Kosova di të organizojë ngjarje sportive ndërkombëtare dhe të mirëpresë sportistë mysafirë, dhe të jetojmë me sportin.
“Termi i “3×3” përshkruan edhe neve si shtet por edhe këto momente në të cilat me Ministrinë tonë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi të përqendruar në tri drejtime.
E para është me sportistët tanë më të mirë që tashmë janë nisur drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e atje me synime të qarta për medalje.
E dyta, me angazhimet tona për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, përgatitjet për të cilën tashmë kanë filluar.
Dhe e treta, po vazhdojmë të jemi nikoqir të ngjarjeve të rëndësishme sikurse kjo e sotmja, pra ngjarje ndërkombëtare sportive.” vijoi fjalën e tij kryeministri.