Monday, 15. June 2026
Futboll

🔥 Ky është portieri pa klub që kushton vetëm 50 mijë euro dhe sot “kyçi” portën ndaj Spanjës

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Spanja nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Cape Verde, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Josimar Dias, i njohur ndryshe si Vozinha.

Ai është 40 vjeç dhe momentalisht është pa klub, pasi ndau rrugët me GD Chaves, një ekip portugez i Divizionit të Dytë. Nga 24 ndeshje në ligë, ai luajti vetëm 19, duke kaluar 14 në stol.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi aspak të shkëlqente sot ndaj Spanjës dhe jo më kot u shpall si “MVP” i ndeshjes. Vlera e tij në treg aktualisht është 50,000 euro.

Por, pas paraqitjes së sotme, situata mund të marrë një kthesë tjetër. Rrall ndodh që një portier 40 vjeç e sipër të bëjë një paraqitje të tillë në një ndeshje të Kupës së Botës dhe bmi të gjitha të bëjë aq shumë pritje vendimtare, sa bëri sot Vozinha.

Teilen: