Barcelona sot pergatitet te festoje titullin kampion ne derbin katalanas ndaj Espanyol dhe djemte e Xavi Hernandez e kane nisur menjehere fort duke shenuar 2 gola te shpejte brenda 20 minutash me Lewandowski dhe Balde.
Pikerisht Balde ka qene ai qe ka mare krahun e majte dhe ka dhene ne qender nje krosim te ulet dhe te forte. Aty ku polaku e ka pasur nje loje femijesh ta devijoje ne rrjete per avantazhin katalanas. Me pas, Balde ka pritur krosimin e bukur ne shtyllen e dyte dhe e ka shnderruar ne gol me te majten.
Hera e fundit qe Barcelona ka fituar titullin ishte kater vite me pare, ne sezonin 2018-2019, teksa do te ishte titulli i La Liga-s numer 27 per Barcelona-n, e cila te parin e ka fituar ne sezonin 1928-29.
Një klimë krejtësisht ndryshe te Espanyol, ku ndeshja e sotme vlen shumë për luftën për shpëtim. Bardheblute janë aktualisht të parafundit, 4 pikë pas Valladolidit që humbi pasdite ndaj Sevillas.