Saturday, 22. August 2026
Sport

Laçi-Elbasani në RTSH, Gvozdenoviç: Ishim afër fitores, jave pas jave do të bëjmë më mirë

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, foli për emisionin “Super Gol” në RTSH pas barazimit 1-1 në transfertë përballë Laçit. Tekniku i verdhebluve deklaron se skuadra e tij i kishte mundësitë për të shënuar edhe golin e dytë, por gjithsesi nuk është i mërzitur nga ky barazim, sepse Laçi është një kundërshtar i fortë në shtëpi.

“Në 10 minutat e fundit, Laçi ishte më konkret. Ne ishim mirë 80 minuta, pastaj ishim të lodhur, patëm problem edhe me Gjinin, ishte i bllokuar, ishim si me 10 lojtarë. Pas golit të parë, duhet të shënonim edhe të dytin, për të fituar ndeshjen. Laçi është kundërshtar i fortë në shtëpi. Nuk jemi të kënaqur me 1 pikë, por nuk jemi as të mërzitur.

Është e vështirë, kemi shumë lojtarë të afruar në merkato, sot ishte ndeshje e parë e kampionatit. Jam i sigurt që jave pas jave do të bëjmë më mirë.

Ishim afër fitores së ndeshjes. 5 minuta nga fundi ishim në avantazh. Ky është futbolli, ne duhet ta pranojmë, nuk kemi tjetër rrugë, do të mendojmë për javën tjetër”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviç.

Teilen: