Mesfushori i Barcelonës, Mark Kasado mund të jetë jashtë fushave për më shumë se dy muaj, pasi pësoi një dëmtim mbrëmë kundër Atletiko Madrid.
21-vjeçari pësoi një goditje në gju gjatë ndeshjes teksa u përball me Antuan Grizman. Edhe pse një përditësim zyrtar ende nuk ka mbërritur, burimet bëjnë me dije se testet mjekësore kanë konfirmuar se lojtari ka pësuar një çarje në ligamentin e jashtëm, gjë që pritet ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë.
Mungesa e Kasados mund të kalojë dy muaj pasi ai i nënshtrohet rikuperimit dhe rehabilitimit, që në thelb do të nënkuptonte se sezoni i tij mund të përfundojë.
Ai ka qenë një nga yjet kryesore të Barcelonës këtë sezon, duke u vendosur si një pjesë kyçe e organizimit të Hansi Flik. Edhe pse minutat e tij ishin disi të kufizuara javët e fundit me ringjalljen e Frenki de Jong, mungesa e spanjollit mund t’i dëmtojë blaugranët.
PANORAMASPORT.AL