Tuesday, 28. April 2026
Sport

Lajm i keq për Shqipërinë, Italia do të ketë në dispozicion mesfushorin titullar

GS 08/06/2024 1 Min. Lesezeit

Një lajm i keq për Shqipërinë në prag të Europianit. Kundërshtarja e parë në grup, Italia do të ketë në dispozicion mesfushorin Nikolo Barelën. Lajmi u bë i ditur nga vetë kombëtarja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Image

“Futbollisti Nikolo Barela kreu testet diagnostike përcjellëse mëngjesin e sotëm, të cilat tregojnë përparimin e pritshëm në rikuperimin e tij nga lodhja e muskujve të pësuar ditët e fundit. Prandaj futbollisti do të vazhdojë programin e paracaktuar të punës, me synimin për t’u rikthyer në detyrë dhe ti bashkohet grupit në ditët në vijim”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: