Saturday, 25. April 2026
Sport

Lajm i keq për Turqinë përpara Euro 2024, lëndohet qendërmbrojtësi

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi i Fenerbahces dhe Kombëtares së Turqisë, Çaglar Soyuncu është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi që e vë në dyshim për Euro 2024.

Soyuncu ka pësuar lëndim në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës së Turqisë ndërmjet Fenerbahçes dhe Istanbulsporit.

Fillimisht u duk se lëndimi ishte i lehtë, por lojtari nuk e ka përballuar intensitetin e stërvitjes dhe parashikimet janë që lojtari të pushojë për rreth një muaj.

Problemet për lojtarin janë në muskulin e kofshës.

/GazetaBlic Sport

Teilen: