Lajme të mira vijnë nga infermieria për Partizanin, në prag të derbit kundër Tiranës, që do të luhet të premten në orën 19:00 në “Air Albania” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Sulmuesi Xhuliano Skuka, që ka munguar në ndeshjet e fundit të “të kuqve” për shkak dëmtimi, është stërvitur me skuadrën ditën e sotme.
27-vjeçari ka kryer normalisht seancën stërvitore me ekipin dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër rivalëve bardheblu.