Vigjilja e Barcelona-Feynoord, takim ky që luhet nesër në 18:45, është ndezur edhe më shumë për faktin se “France Football” ka nisur që të publikojë listat e kandidatëve për çmimet prestigjoze, të cilat do të ndahen pas pak javësh.
Mes lojtarëve kanë nisur ngacmimet e para. Fituesi aktual i “Topit të Artë”, Ousmané Dembelé pohoi se nuk e shikonte Lamine Yamal si fitues në edicionin e këtij viti. Ndërsa yhlli i Barçës i pyetur mbi këtë temë tha: “Është shoku i Kylian-it, apo jo? (Qeshi) Nuk më intereson shumë ky parashikim i bërë prej tij pasi jam krenar për sezonin që kam bërë. Kur i kisha përballë ata të dy, kam fituar”. A.V.
Teilen: