Në një intervistë ekskluzive me një stacion televiziv katalanas, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli hapur, duke alternuar rrëfimet personale me reflektimet mbi klubin dhe lojtarët e mëdhenj, protagonistë të historisë së tij të kohëve të fundit. Ai ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Lionel Messin, marrëdhënia e të cilit me katalanasit përfundoi papritur në vitin 2021 për shkak të problemeve financiare.
“Unë dhe Messi gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Kur nuk mundëm t’ia rinovonim kontratën, ishte një goditje e madhe, por që atëherë e kemi rivendosur pjesërisht marrëdhënien tonë. Shpresojmë t’i bëjmë nderimet që meriton”, tha ai. Kur u pyet “Cruyff apo Messi, kush është Zoti?”, trajneri zgjodhi Cruyff, pa frikë se do të lëndonte egon e tetë herë fituesit të Topit të Artë.
Presidenti reflektoi edhe mbi karakterin e tij: “Duhet t’i kontrolloj shpërthimet e mia, sepse jam i apasionuar. Kur zemërohem, shpërthej, por nuk mbaj mëri. Nuk mund të jetosh me pakënaqësi”.
Lidhur me përgjegjësinë e rolit të tij, Laporta shtoi: “Një president i Barçës duhet të thotë të vërtetën, ta mbajë fjalën e dhënë dhe gjithmonë t’i vërë interesat e klubit para interesave të veta”.
Nuk munguan komentet për trajnerin Hansi Flick, i cili e ka udhëhequr ekipin që nga sezoni i kaluar: “Flick është një gladiator, ai duket si Russell Crowe. Ai është një trajner i nivelit të lartë. Shumë gjerman, shumë kërkues, por me ndjeshmëri të madhe. Shkoj shumë mirë me të”, vlerësoi ai Laporta.