Monday, 13. July 2026
Sport

Laporta konfirmon se Barcelona e synon sulmuesin Adeyemi

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka arritur marrwveshje për blerjen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, sipas asaj që ka deklaruar presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta.

Laporta foli për këtë transferim të dielën, pasi mbërriti në Dallas për të ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Botërorit mes Spanjës dhe Francës.

Kjo blerje nuk është zyrtarizuar ende, por presidenti i Barcelonës ka pohuar se akordi është arritur, pa dhënë detaje financiare.

“Jemi mjaft entuziastë për Adeyemi. Na pëlqen prej kohësh si lojtar, është i rrezikshëm dhe i shpejtë”, tha Laporta.

Adeyemi, 24 vjeç, nuk është paraqitur të dielën për kontrollet mjekësore para kampionatit te Dortmund.

Adeyemi ka luajtur me Gjermaninë në kualifikueset e Botërorit, por nuk u përfshi në listën përfundimtare të Kupës së Botës.

Teilen: