Saturday, 23. May 2026
Sport

Laporta për konferencën e Perez-it: Ishte një farsë, përdor Barçën për të mbuluar problemet e veta!

GS 23/05/2026 1 Min. Lesezeit

Joan Laporta i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të Florentino Perez-it. Numri një i Barçës konsideroi si një farsë konferencën për shtyp të homologut të tij te Real-it, i cili akuzoi rivalët se i kishin mohuar klubit të tij disa tituj në Liga duke ndërhyrë te gjyqtarët.

“Ishte një farsë, por ishte e menduar mirë pasi dalja e tij përballë gazetarëve shërbeu për të zhvendosur vëmendjen larg një fakti kryesor. Real-i ka disa vite që nuk fiton tituj dhe në këtë mënyrë ai duhet që të justifikojë këtë fakt”, tha Laporta. Presidenti i Barçës akuzoi Perez-in se duke hedhur baltë mbi ekipin e tij mbulon mangësitë që ka treguar Real-i në fushë.

Teilen: