Wednesday, 13. May 2026
Sport

Las Palmasi i Januzajt pëson humbje nga Vallecano e Balliut

GS 09/05/2025 1 Min. Lesezeit

Las Palmas është në zonën e rrezikut për largim nga elita e futbollit spanjoll. 

Rayo Vallecano si mysafire ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Las Palmasit. 

Një ndeshje e luftuar deri në fund por vendasit nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin.

Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e parë për Las Palmasin.

Januzaj u zëvendësua në minutën e 70-t.

Ivan Balliu u paraqit tërë takimin për Vallecanon në fitoren e madhe.

Pas javës së 35-të Vallecano renditet në vend të shtatë me 48 pikë e Las Palmas në të 18-tin me 32 sosh.

Teilen: