• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro është gati, Fratezi fut në “telashe” trajnerin e Interit

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez është gati që të marrë fanellën e titullarit. Argjentinasi është në balotazh të plotë me Mehdi Taremin, i cili luajti si titullar kundër Leçes.lautaroKapiteni i Interit ka kaluar të gjithë problemin muskulor që e la jashtë fushës së lojës për javën e dytë të kampionatit dhe ditën e djeshme ka kryer të gjithë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. E përkthyer: Nesër është gati të luajë. Në këtë mënyrë fut në një telash të bukur trajnerin Inzagi, që deri tani ishte duke e planifikuar sfidën me Atalantën me Taremin si titullar. Kush luan? Këtë e di vetëm trajneri Simone Inzagi.

Lautaro është i disponueshëm pasi gjatë stërvitjes është përgjigjur mirë nga problemi fizik dhe është kandidat serioz për të qenë titullar kundër Atalantës, ndeshja e parë e rëndësishme e sezonit. Vendimin do ta marrë trajneri pas stërvitjes ditën e sotme. Lautaro ka luajtur si titullar kundër Xhenoas, pastaj humbi duelin me Leçe të fituar 2-0 nga zikaltrit. Vitin e kaluar ai ishte golashënuesi i skuadrës dhe i kampionatit italian, madje në duelet vendimtare gjithmonë ka arritur të lërë gjurmë në kampionat. Kundër “DEA”-s, në çdo rast, kapiteni do të jetë. Në fushë apo në stol, këtë e vendos trajneri.

MESFUSHA- Një tjetër dilemë e numrit një të zikaltërve lidhet me mesfushën. Davide Fratezi ka shanse që t’i marrë fanellën e titullarit Mkitarianit, edhe pse kjo duket shumë e vështirë duke parë që trajneri ka besim të plotë tek armeni dhe është një nga lojtarët që nuk e zëvendëson. Mirëpo italiani është paraqitur shumë mirë dhe do të kërkojë minutat e para si titullar në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Verstappen pret fitoren që mungon prej muajsh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.