Friday, 8. May 2026
Futboll

Lautaro “kurorëzon” Espositon: “Ka qenë vendimtar”. Pio: “Kapiteni, burim frymëzimi”

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Interi fitoi titullin e 21-të kampion falë një sulmi spektakolar; 82 gola në 35 ndeshje. Në qendër të suksesit ishin Lautaro Martínez, Marcus Thuram, Francesco Pio Esposito dhe Ange-Yoan Bonny.

Esposito foli me vlerësim për trajnerin Chivu: “Nuk të fal asgjë. Më ka dhënë besim të pakushtëzuar që nga dita e parë në Botërorin e Klubeve”. Sulmuesi i lindur më 2005 shtoi për Lautaron: “Numrat flasin për të. Për ne të rinjtë, fakti që nuk kënaqet kurrë në stërvitje është frymëzim”.

Nga ana tjetër, Lautaro deklaroi besnikëri ndaj Interit: “Jam besnik ndaj projektit të Interit, këtu ndihem si në shtëpi. Familja ime është e lumtur dhe nuk kam arsye të mendoj për diçka tjetër”.

Kapiteni zikaltër vlerësoi edhe Chivun: “Na riktheu besimin dhe solli ide moderne”. Për Espositon shtoi: “Ka treguar personalitet të madh. Nuk kishte frikë dhe kjo bën diferencën kur mbërrin në ekipin e parë”.

 

Teilen: