Lautaro Martinez është i papërmbajtshëm në këtë fillim të sezonit.
Argjentinasi po udhëheq Inter-in me golat e tij. Ajo kundër Cagliari-t ka qenë një paraqitje e një niveli të lartë si ajo në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Monza-s.
Tre gola në dy ndeshjet e para të Serisë A si Giroud hde Osimhen, por pa penallti. Askush nuk ka shënuar më shumë gola nga aksioni në 180′ e para të kampionatit.
Një tjetër lajm i mirë për zikaltrit është edhe përshtatja e tij me Thuram në sulm.
Karakteristikat e dy sulmuesve të Inter-it bëjnë të mendohet se ThuLa, dyshja e re e golit për Inter-in, mund t’u dhurojë shumë gëzime tifozëve në këtë sezon.