Saturday, 12. September 2026
Sport

Lazio dhe Milan barazojnë në ndeshjen spektakolare

GS 12/09/2026 1 Min. Lesezeit

Lazio dhe Milan zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe dramatike, e cila në fund u mbyll me barazim.

Vendasit patën një pjesë të parë perfekte, duke shfrytëzuar lojën e dobët të Milanit dhe gabimet e mbrojtjes.

Cancellieri dhe Noslin realizuan për t’i dhënë Lazios një epërsi të dyfishtë.

Por gjithçka ndryshoi pas pushimit, me inkuadrimin e Musah dhe Pulisic, e sidomos të Moreira-s, Milani reagoi fuqishëm.

Pikërisht Moreira ishte heroi i kuqezinjve, duke shënuar dy gola të bukur brenda vetëm dy minutash, në minutat 66 dhe 67, për ta rikthyer Milanin në lojë.

Kuqezinjtë dominuan më pas dhe kërkuan edhe golin e fitores, por nuk arritën ta përmbysnin plotësisht rezultatin.

Në fund, Lazio merr një pikë dhe shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Milani arrin në 8 pikë, duke regjistruar barazimin e dytë radhazi.

Në javën e ardhshme, Milani pret Leçen, ndërsa Lazio udhëton te Venezia.

Teilen: