Thursday, 20. August 2026
Sport

Lazio insiston për Medon Berishën

GS 08/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Lazios nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit Medon Berisha.

Mediumet italiane, të mërkurën bëjnë të ditur se Lazio po vazhdon ta monitoroj Berishën, i cili është pjesë e Lecces dhe po pëlqehet shumë nga trajneri Marco Baroni.

22-vjeçari ka 6 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A dhe ka bërë 1 asistim, ndërsa është vlerësuar lart për paraqitjen e tij në fushë.

Berisha në vitin 2022 është promovuar në ekipin e parë të Lecces dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2028.

Aktualisht, Berisha që ka edhe 3 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, aktualisht është i lënduar dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 1 milion euro.

Teilen: