Milani i Stefano Piolit do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas një humbje e një barazimi në ndeshjen e sotme kundër Lazios në Olimpico. Pavarësisht lëkundjes së tyre, Milani kishte filluar me rezultate të mira në gjashtë javët e para të vitit të ri, duke mbetur i pamposhtur pasi siguroi fitore ndaj Romës, Napolit dhe Udineses. Humbja 4-2 nga Monza muajin e kaluar filloi t’i ndryshojë gjërat dhe u pasua me një barazim 1-1 me Atalantën.
Dëmtimi i vetëm i kuqezinjve është mesfushori Tommaso Pobega, i cili nuk do të kthehet deri në mes të prillit për shkak të një problemi të rëndë në gju. Luka Jovic është gjithashtu i padisponueshëm për shkak të skualifikimit.
Kur këto dy skuadra u takuan në shtator, Milani siguroi një fitore 2-0 ndaj Lazios pas golave të Christian Pulisic dhe Noah Okafor.
Formacionet e mundshme për Lazio–Milan
Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Gila, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Thiaë, Gabbia, Theo Hernandez; Adli, Bennacer; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud.