Ndeshja mes Milanit dhe Napolit është padyshim supersfida e kësaj mesjave në Serinë A. Të dy skuadrat janë pretendente për titullin kampion dhe kuqezinjtë duhet të provojnë të ndalin ekipin e Kontes që ka nisur arratinë i vetëm në kryesim.
Fonseka duhet të bëjë llogaritë pa Teo Hernandez e Reijnders të pezulluar për kartonë, por edhe pa Pulisiç i cili e nis ndeshjen nga stoli për shkak të një situate gripale. Konfirmohet përsëri në stol edhe Rafael Leao, i cili ka humbur postin e titullarit.
Ndërkohë, te Napoli është Gilmor në vend të të dëmtuarit Lobotka, me dyshen Politano-Kvaratskhelia që i bashkohen MekTominej pas krahëve të Lukakut.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1) – Menja; Emerson Rojal, Çaë, Pavloviç, Terraçiano; Musah, Fofana; Çukvueze, Loftus-Çik, Okafor; Morata.
Trajner: P. Fonseka
NAPOLI (4-3-3) – Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Buonxhorno, Olivera; MekTominej, Gilmur, Anguisa; Politano, Lukaku, Kvaratskhelia.
Trajner: A. Konte
PANORAMASPORT.AL