Paulo Fonseka ka zgjidhur në konferencën për shtyp dyshimin se kush do të luajë në Parma në vend të Alvaro Moratas. Jo vetëm kaq, por trajneri ka dhënë spunto mbi ecurinë e punës në “Milanello” dhe atë që pret në gjashtë ditët që na ndajnë nga fundi i afatit të merkatos.
Si shkoi java e parë të blerjeve të reja?
Shkoi shumë mirë, djemtë u stërvitën mirë. Jo të gjithë janë në të njëjtën gjendje, megjithatë ishte një javë e mirë pune. Mungesa e Moratas detyron një zgjedhje midis Okaforit dhe Joviçit, por Okafor do të jetë titullar, sepse do të jetë një ndeshje ndryshe. Do të duhet të bëjmë presion lart, u përpoqëm gjatë javës dhe Okafor dha përgjigje të mirë. Ndeshja i përshtatet karakteristikave të tij.
Si janë Reijnders, Teo, Fofana dhe Emerson?
Ata janë në një nivel tjetër. Reijnders dhe Teo janë afër gjendjes së tyre më të mirë fizike, Emerson dhe Fofana erdhën më vonë. Fofana u stërvit vetëm për shumë ditë dhe të dy kanë nevojë për më shumë kohë.
A prisni një ndeshje tjetër krahasuar me atë në Torino?
Mundet. Është e qartë se ne duhet të jemi një skuadër ndryshe nga pjesa e parë kundër Torinos. U përmirësuam në pjesën e dytë, por duhet të jemi të qëndrueshëm. Nuk mund të luajmë vetëm 45 minuta.
Do ta merrni Kamardën në pankinë në Parma?
Jo, ai nuk do të luajë me ne. Lojtarët tanë të rinj kanë cilësi, por duhet të zgjedhim momentin e duhur që të luajnë. Nuk është koha për të ushtruar presion mbi ta.
Çfarë prisni për sa u përket niveleve të përmirësimit? Si Leao më afër portës për shembull?
Në momente të caktuara, kur topi është në anën e kundërt, ai duhet t’i afrohet portës. Këta lojtarë duhet të sjellin numra, asiste dhe gola. Ai duhet ta kuptojë këtë dhe mund të përmirësojë shifrat e tij. Është koha për të kuptuar ku të përmirësohemi. Leao është thelbësor dhe për rëndësinë e tij foli edhe drejtori Furlani.
Çfarë ndeshjeje do të jetë e nesërmja (e sotmja)?
Shumë të vështirë, kundër një skuadre të caktuar, e cila do të vrapojë shumë. Nëse nuk e kuptojmë llojin e ndeshjes, do të jetë e vështirë për ne të fitojmë thjesht duke luajtur. Do të duhet gjithashtu të vuajmë dhe të luftojmë, gjë që do të duhet të rrisim agresivitetin tonë mbrojtës dhe kemi punuar për këtë.
Çfarë nuk keni gjetur akoma në Milanin tuaj dhe që ndoshta merkatoja ende mund ta mbushë?
Dua të kem shansin për ta sjellë ekipin gjithmonë në të njëjtin nivel. Ndeshja kundër Torinos nuk na bën të kemi dyshime për atë që po bëjmë. Çdo ditë jam gjithnjë e më pozitiv. Merkatoja gjithsesi mbyllet më datë 31.
Si ishte gjendja e Moratës? Kur mund të kthehet?
Kjo varet nga evolucioni i dëmtimit, është një problem i vogël. Para Torinos ai ndjeu diçka, por testet shkuan mirë. Kisha dyshime nëse do ta nisja nga fillimi, ai donte të luante, por i thanë mjekët se ishte e rrezikshme nëse ai luante 90 ose 60 minuta.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL