Wednesday, 18. February 2026
Sport

Lecce e Ramadanit dhe Berishës kalon në fazën tjetër të Kupës së Italisë

GS 13/08/2024 1 Min. Lesezeit

Lecce e Ramadanit dhe Berishës kalon në fazën tjetër të Kupës së Italisë

Lecce ka siguruar kalimin e fazës së 1/32-tave në Kupën e Italisë.

Skuadra verdhekuqe ka eliminuar Mantovën me shifrat 2-1.

Goli i parë u shënua nga Gaspari që në minutën e 14-të takimi.

Bragantini ktheu sërish baraspeshën në minutën e 73-të, duke kthyer në lojë për kualifikimin skuadrën e tij.

Gaspari u kundërpërgjigj sërish tre minuta më vonë, por këtë herë festa u ndal nga teknologjia.

VAR-i anuloi golin dhe la sërish në fuqi rezultatin 1-1.

Goli i fitores për Leccen u shënua nga Kërstoviçi në minutën e 86-të, duke prerë kështu biletën për në raundin pasardhës.

Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Ylber Ramadani, i cili luajti 90-të minuta të plota.

Ndërkohë minuta pati edhe për Medon Berishën, që hyri në fushë në minutën e 60-të.

Teilen: