Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 10-të të Serisë A. Lecce e Ylber Ramadanit pas 4 humbjeve radhazi është kthyer te fitorja pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Veronën. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Dorgu.
Paraqitje shumë e mirë e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, që ishte mes më të vlerësuarve në këtë ndeshje me notën 7.5.
Në fakt, Lecce mund të kishte fituar edhe më thellë, por nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik të krijuar nga ndëshkimi me karton të kuq të Tchatchoua dhe Belahyane.
Në ndeshjen tjetër, Bologna mori tri pikë shumë të rëndësishme në transfertë me Cagliarin pas një serie prej tri barazimesh radhazi. Skuadra emiliane fitoi me rezultatin 0-2 me gola të Orsolinit dhe Odgard.