Interi po kërkon që të blejë një tjetër mesfushor.
Zikaltërit janë hedhur në sulm për të nënshkruar me Samarxhiq nga Udinese.
Mesfushori i lindur në 2001 është vetëm një hap larg transferimit dhe konsiderohet me shumë potencial.
Por legjenda e Interit dhe trajneri i njohur, Walter Zenga, nuk e kupton shumë këtë lëvizje.
Ai ka ngritur një pyetje në Instagram: “Vetëm një pyetje, po Kristjan Asllani, ku përfundoi?”, shprehet Zenga duke mos kuptuar vendimet e drejtuesve të klubit sa i përket merkatos.