Patrick Vieira ishte një mesfushor i madh, por karriera si trajner nuk po shkon ashtu siç kishte ëndërruar. Dhe sot ka përfunduar aventura e radhës.
Ish-kapiteni legjendar i Arsenalit, i cili luajti edhe me Milanin, Juventusin, Interin dhe Manchester Cityn, është ndarë me Strasbourgun.
Skuadër të cilën e drejtoi gjatë gjithë edicionit të kaluar, duke u renditur në vendin e 13-të në Ligue 1. Dhe duke mbërritur deri në çerekfinalet e Kupës së Francës.
Vieira dhe drejtuesit e Strasbourgut kanë rënë dakord që të ndërpresin marrëdhënien mes tyre.
I urojmë suksese në të ardhmen. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në klub”, lexohet në komunikatën e Strasbourgut.
Përveç shumë titujve me klubet Vieira fitoi gjatë karrierës si futbollist edhe Kupën e Botës dhe Europianin me Francën.
48-vjeçari ka drejtuar më parë edhe ekipet e të rinjve të Cityt, New York City (MLS), Nice (Ligue 1) dhe Crystal Palace (Premier League).