Saturday, 16. May 2026
Sport

Legjenda Lahm, presion kombëtares para testit me SHBA : Mos më turpëroni para djalit!

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Filip Lahm ishte njëri nga “heronjtë” në triumfin e Botërorit “Brazil 2014”, i cili mbetet ende kujtimi i fundit i tifozëve gjermanë si i kampionëve në arenën botërore.

LAHM

Ish-mbrojtësi i Bajernit mban detyrën e “ambasadorit” në turneun “Euro 2024”. Në një intervistë për “Münchner Merkur/tz”, Lahm ka një merak të madh përpara Kampionatit Europian, e cila mund të marrë edhe trajtën e një stimuli te lojtarët e Nagelsmanit, e ku ka lidhjen me djalin e tij, Julianin: “Djali im ka lindur në vitin 2012 dhe nuk e ka përjetuar dot suksesin tonë në Brazil.

Ai është i çmendur pas futbollit dhe mezi po e pret kompeticionin, aq më tepër kur do të luhet në shtëpinë tonë. Shpresoj se kombëtarja në ‘Euro 2024’ do të më japë mundësi t’i tregoj Julianit se çfarë jemi në gjendje të realizojmë. Prandaj nuk pranohen më dështimet. Nagelsmani duhet t’i japë përfaqësuese fytyrë të re, ndryshe nga prezantimet e fundit në drejtimin e Flikut”, përfundoi Filip Lahm.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: