Wednesday, 6. May 2026
Sport

Leipzigu do ta mbajë Grudën

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Leipzigut pritet ta mbajë mesfushorin Brajan Gruda edhe pas përfundimit të sezonit aktual, kanë raportuar mediumet në Gjermani.

Mësohet se Leipzigu po kërkon mënyra që Gruda të jetë pjesë e ekipit edhe pasi t’i përfundojë huazimi nga Brightoni në verë.

21-vjeçari në fillim të këtij viti u huazua te Leipzigu deri në fund të sezonit, me opsionin e blerjes për 30 milionë euro.

Megjithatë, Leipzigu po synon të paktën ta huazojë Grudën edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin që ta bëjë transferim të përhershëm në verën e vitit 2027.

Gruda ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2028 dhe me fanellën e Leipzigut ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime në 11 paraqitje në Bundesligë.

Në total, Gruda ka 6 gola e 6 asistime në 32 ndeshje tëluajtura në të gjitha garat për Brightonin dhe Leipzigun.

Teilen: