Sunday, 23. August 2026
Sport

Leipzigu, i pafuqishëm para Bayernit, ‘Demat e Kuq’ marrin një ‘shuplakë’

GS 21/12/2024 1 Min. Lesezeit

Humbja me Mainzin fundjavën e kaluar duket se ka qenë thjesht një aksident për Bayernin e Mynihut. Skuadra bavarezë këtë të premte shkatërroi 5-1 Leipzigun në “Allianz Arena”, për të mos u dhënë mundësi ndjekësve  më të afërt që të ngushtojnë diferencën.

Ndeshja, në fakt, nis zjarr, me bavarezët që shënojnë pa u mbyllur minuta e parë me Misualën, ndërsa miqtë kthejnë baraspeshën në rezultat me Seskon pak sekonda pasi topi rinisi nga qendra (1-1).

Laimer dhe Kimmich ishin autorët e dy golave të tjerë për Bayernun në pjesën e parë, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Dominimi i vendësve vijoi edhe në fraksionin e dytë, me Sane e Davies që tundën rrjetën për rezultatin përfundimtar 5-1. Me këtë fitore, Bayerni shkon në kuotën e 36 pikëve, shtatë më shumë Leverkuseni që luan me këtë të shtunë me Frieburgun.

 

Teilen: