Thursday, 29. October 2026
Sport

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

GS 29/10/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Dion Kaçuri nuk pritet të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Bëhet e ditur se 22-vjeçari ka pësuar një lëndim në tendinin e Akilit dhe për këtë arsye do të mungojë për ndeshjet që Kosova i luan me Izraelin dhe Irlandën.

Shkaku i këtij lëndimi, Kaçuri pritet të pauzojë të paktën për një muaj duke bërë që mos të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda, i cili javën tjetër do ta bëjë publike listën e të ftuarëve.

Ai ishte pjesë e grumbullimit të shkuar te Kosova, ndërsa me “Dardanët” debutoi në barazimin pa gola ndaj Izraelit, ku ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 58-të.

Aktualisht, Kaçuri është i huazuar nga Baseli tek Austria Lustenau, ekip për të cilin ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 10 paraqitje.

Teilen: