Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë me xhiron e saj të rregullt, të 12-tën, që do të zhvillohet këtë javë.
Edhe ndeshjet e kësaj xhiroje, sikurse ato të xhirove të mëparshme, do të luhen përgjatë tri ditëve, të premten, shtunën dhe të dielën, ka njoftuar FFK.
Një ndeshje do të zhvillohet të premten, dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën, me të cilat do të mbyllet xhiro e 12-të.
Xhiro do të hapet me duelin Ballkani – Drenica, që të premten luhet në Suharekë nga ora 13:00 për të vazhduar me dy ndeshjet e së shtunës, Llapi – Prishtina dhe Drita – Vushtrria.
Dueli në Podujevë do të startojë në orën 13:00 kurse ai në Gjilan prej orës 18:00.
Të dielën, ndeshja e parë do të jetë ajo ndërmjet Malishevës dhe Feronikelit ’74 që nis nga ora 13:00 kurse xhiro do të mbyllet me duelin Dukagjini – Gjilani që luhet në Klinë dhe starton në orën 17:00.