Tuesday, 29. September 2026
Sport

Lëndohet Raphinha, alarm te Barcelona

GS 29/09/2026 1 Min. Lesezeit

skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të keq pak javë para përballjes me Real Madridin, në ndeshjen “El Clasico”, që do të zhvillohet më datën 25 tetor.

Sulmuesi i krahut, Raphinha ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit me Brazilin dhe mbetet të shihet se cila do të jetë diagnoza e tij.

Federata braziliane ka bërë të ditur se Raphinha është detyruar të zëvendësohet pas pjesës së parë në miqësoren kundër Australisë shkaku i dhimbjes së muskulit në kofshën e djathtë.

Kështu që, Raphinha do ti nënshtrohet testeve dhe brenda pak ditëve do të mësohet shkalla e lëndimit, ndërsa gjasat janë të mëdha që të largohet nga grumbullimi për t’u kthyer te Barcelona.

Raphinha është lojtari kryesor i Barcelonës në sezonin aktual, pasi ka shënuar 14 gola në total në të gjitha garat.

Pas pushimit ndërkombëtar, do t’i ketë pesë ndeshje përgjatë muajit tetor, tri në kuadër të La Ligas dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve.

Do të përballet me Getafen, Galatasarayn, Betisin, Paris Saint-Germainin dhe Real Madridin.

Teilen: