Wednesday, 21. January 2026
Sport

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

GS 11/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është lënduar të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Atalantas.

Atalanta e mposhti në shtëpi Torinon me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.

Gjimshti është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 44-t. Ai u zëvendësua me suedezin Isak Hien. Gjimshiti kishte një përplasje të ashpër me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapatan. Mediumet italiane kanë shkruar se Gjimshti është dërguar në spital për analiza më të hollësishme.

Teilen: