Monday, 22. June 2026
Futboll

Leo Messi korrigjon shpejt gabimin dhe shkruan historinë në Kupën e Botës (video)

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Argjentinës dhe Austrisë është mbyllur 1-0 në favorin e kampionëve të botës në fuqi. Në minutën e 4-të, Lautaro Martinez pengohet në zonë nga dy mbrojtësit e Austrisë.

Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi arbitri pa vetë pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e merr i zakonshmi Leo Messi, i cili si rrallëherë gabon. Topi përfundon jashtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Leo Messi shleu shpejt gabimin dhe gjeti rrjetën me një goditje me të majtën, pas asistit të Facunda Medina.

Ky është goli i 17-të për Leo Messi-n në historinë e Kupës së Botës, duke u bërë kështu lojtari i vetëm me këtë shifër. Pas tij është Miroslav Klose me 16 gola.

Argjentina shkon në dhomën e zhveshjes me avantazhin 1-0.

SHIKOGOLIN

Teilen: