Monday, 11. May 2026
Sport

Leon Avdullahu synon ta “pushtojë” Bundesligën

GS 26/06/2025 1 Min. Lesezeit

Pasi shkëlqeu në kampionatin zviceran me Baselin, Leon Avdullahu është gati ta dëshmoj veten edhe në Bundesligën gjermane.

Mesfushori 21-vjeçar, ditë më parë u transferua tek Hoffenheimi për 8 milionë euro dhe thotë se zgjodhi këtë skuadër për shkak se për shumë vite e kishte monitoruar.

Ai pranoi se kishte oferta edhe nga Porto, Borussia Monchengladbachu, si dhe disa ekipe tjera nga Bundesliga e Premier League por Hoffenheimin e sheh skuadrën e duhur për t’u zhvilluar tutje.

Kontrata e tij me Hoffenheimin është afatgjate dhe Avdullahu është i fokusuar për të dhënë më të mirën nga vetja për këtë ekip në sezonin 2025/26.

Ndërkohë, sa i përket se për cilin shtet do të luaj, Zvicrën apo Kosovën, Avdullahu insiston se fokusi i tij është Bundesliga.

Teilen: