Tuesday, 12. May 2026
Sport

Letonia – Shqipëria, 1:1 pas pjesës së parë

GS 10/06/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë po luan baras 1:1 me Letoninë në udhëtim.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pati dy momente vendimtare gjatë 45 minutëshit të parë.

Fillimisht portieri Thomas Strakosha shpëtoi Shqipërinë kur në minutën e 21-të priti penalltinë.

Vetëm tetë minuta më pas, kuqezinjtë shënuan golin për 1:0. Pas harkimit të Arbër Hoxhës, Rey Manaj bëri presion te mbrojtja letoneze. Dhe autogol shënoi Cernomordijs.

Në fund të pjesës së parë Cernomordijs barazoi rezultatin për vendësit.

Teilen: