Tuesday, 12. May 2026
Sport

Lewandowski largohet nga ekipi kombëtar

GS 09/06/2025 1 Min. Lesezeit

Një ndarje e papritur ka tronditur kombëtaren e Polonisë, vetëm pak kohë para ndeshjeve vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Robert Lewandowski, legjenda e sulmit polak, ka njoftuar tërheqjen e tij të përkohshme nga përfaqësuesja, pas vendimit të trajnerit të ekipit, për t’i hequr shiritin e kapitenit dhe për ta dorëzuar te mesfushori Piotr Zielinski.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit tek trajneri, kam vendosur të mos luaj për ekipin kombëtar për sa kohë që ai është në stol,” shkroi Lewandowski në një postim në rrjetin social X.

Federata Polake e Futbollit konfirmoi zyrtarisht vendimin e trajnerit për ndërrimin e kapitenit:

Lewandowski, i cili ka zhvilluar mbi 150 ndeshje dhe ka shënuar mbi 80 gola për Poloninë, mbetet figura më e njohur në historinë e futbollit polak modern.

Tërheqja e tij vjen në një moment kritik për skuadrën, e cila është ende në garë për një vend në Botërorin e ardhshëm.

Teilen: