Robert Lewandowski ka hyrë në historinë e Ligës së Kampioneve pasi me dy golat e shënuar përballë Brest ka arritur që të kalojë kuotën e 100 rrjetave të shënuara.
Polaku i afrohet kështu Mesit dhe Ronaldos, të cilët kanë shënuar respektivisht 129 dhe 140 gola në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Gola të shënuar në Champions League
Ronaldo 140
Mesi 129
Lewandowski 102
Benzema 90
Raul 71
Golat e Levandovskit
Borusia Dortmund 17
Bajern Mynih 69
Barcelona 15