Tuesday, 19. May 2026
Sport

Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona vazhdon me fitore në Spanjë

GS 30/03/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka arkëtuar tre pikë tejet të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit.

Lideri i kampionatit ka vazhduar me fitore, kësaj radhe e mposhti me rezultat 4:1 Girona-n, në takimin e javës së 29-të.

Për Barcelonën shënuan Krejci (43′ – autogol), Lewandowski (61′ e 77′) e Torres (86’) dhe për udhëtuesit Danjuma  (53′),

Barcelona kryeson me 66 pikë, ka 3 më shumë se Real Madridi dhe Girona zë pozitën e 13-të me 34 sosh.

Teilen: