• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga Unike, lideri luan me kampionin

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liga Unike e basketbollit në konkurrencën e femrave, do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 7-të, të cilat do të zhvillohen të martën. Tri ndeshjet e kësaj xhiroje do të startojnë në orën 17:00, ku dy prej tyre zhvillohen në Kosovë dhe një tjetër në Shqipëri.

Bashkimi i Prizrenit që edhe është lider do të përballet me kampionin në fuqi të Ligës Unike, Partizanin e Tiranës. Kjo ndeshje luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa Bashkimi llogaritet favorit përball Partizanit. Aktualisht, Bashkimi është ekipi i vetëm këtë edicion që ende nuk di për humbje pas gjashtë xhirove të para. Prinë në tabelë me 12 pikë, pesë më shumë se Partizani që renditet i fundit dhe ka vetëm një fitore këtë edicion.

Dueli tjetër që luhet në Kosovë, është ai ndërmjet Penzës së Pejës dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në kryeqytet për shkak se semafori në palestrën “Karagaçi” në Pejë ende nuk është rregulluar. Prishtina ka pesë fitore deri më tani dhe zë vendin e dytë në tabelë me 11 pikë të mbledhura, ndërsa Penza është e treta me tetë pikë.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Shqipërisë, skuadra e Tiranës e pret Flamurtarin e Vlorës. Të dyja ekipet kanë tubuar nga tetë pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura dhe ndajnë pozitat katër dhe pesë në tabelë. Deri në fund të stinorit të rregullt të Ligës Unike për femra kanë mbetur edhe tri xhiro, përpara se katër skuadrat e para do të luajnë në garat e plejofit.

Ky është edicioni i tretë i Ligës Unike për basketbolliste.

Next Post

Munishi shprehet skeptik për ndëshkimin e atyre që dyshohet se kurdisin ndeshje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.